Federer dhe Nadal në një skuadër, konfirmohet pjesëmarrja në “Laver Cup”

Roxher Federer dhe Rafael Nadal do të bashkojnë forcat për edicionin e tretë të turneut “Laver Cup”, që do mbahet vitin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës. Lajmi është konfirmuar nga kapiteni i skuadrës së Europës, Bjorn Borg.

Fansat e tenisit shijuan për herë të parë spektaklin e dyshes së legjendave në edicionin e parë të turneut “Laver Cup” dy vite më parë në Pragë, që sigurisht u mbyll me triumfin e ekipit europian, pasi Federer mundi australianin Nik Kirgios.

“Laver Cup” është një turne tenisi i themeluar në vitin 2017, ku vihen përballë njëri-tjetrin dy skuadra tenistësh të përbara nga gjashtë tenistë: Skuadra e Europës dhe ajo e botës, kjo e fundit përbehet nga tenistë jo-europian.  Në të dy edicionet e fundit ka triumfuar skuadra evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *