Federer dhe Nadal në një ekip, skuadra e Europës e frikshme në”Laver Cup”

“Laver Cup” ka zbuluar pesë ndër 6 tenistët që e skuadrës së Europës. Dyshes legjendare Roxher Federer, Rafael Nadal do t’i bashkohen tri emra të mëdhenj të këtij sporti. Finalisti i Ronald Garros Dominik Tim, numri i pestë i botës Alekandër Zverev dhe italiani Fabio Fonjini.

Edicioni i tretë i “Laver Cup” do të zhvillohet shtatorin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës. Formati i turneut është shumë interesant. Dy skuadra me nga gjashtë tenistë, vihen përballë për trofeun e turneut.

Skuadra e Europës e cila formohet vetëm nga tenistë të shteteve evropiane vihet përballë skuadrës së botës, që përbëhet nga tenistë nga çdo kontinent tjetër. Turneu zgjat 3 ditë dhe në të zhvillohen 12 lojëra, ku disa prej të cilave janë dhe format dysh. Skuadra që arrin e para 13 pikë shpallet fituesja e turneut. Në dy edicione e mëparshme ekipi evropian ka mundur me lehtësi atë të botës.

l

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *