Federer bën histori, fitore legjendare në Australian Open

0

Nëse ndokush kishte dyshime, tani mund ta themi pa frikë që Roxher Federer është më i madhi i gjithë kohërave në tenis.

Zvicerani fitoi sot finalen e Australian Open, duke mposhtur 3-2 me sete (6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-4) Rafael Nadalin.

Për herë të fundit Federer e kishte mundur spanjollin në një turne të Grand Slam një dekadë më parë.

Tani, në moshën 35-vjeçare, pas një dëmtimi që e mbajti 6 muaj larg fushe, Federer fiton trofeun e 18-të në Grand Slam, i pari pas 5 vitesh.

Legjendar!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here