Federbet e tepron, “njollos” Kukësin edhe për fitoren e djeshme

Ditën e djeshme Kukësi u përball me rumunët e Botoshanit në miqësore dhe fitoi 3-1 me përmbysje, por me sa duket kompania Federbet e ka personale me klubet shqiptare, sepse tashmë çdo gjë e sheh me dyshim.

Pak më parë kjo kompani ka postuar një status në Facebook, ku qartësisht mungon serioziteti dhe duket sikur një tifoz zbavitet duke shkruar sipas dëshirës.

Asnjë provë, asnjë kuotë, asnjë fakt, por vetëm një postim me 2 fjali: “Kukësi-Botoshani 3-1. Një tjetër lëvizje tepër e dyshimtë e kuotave. Ne nuk gjykojmë, ne thjesht evidentojmë atë që vëmë re”.

Megjithatë, Federbet harron që edhe në Shqipëri dinë t’i lexojnë kuotat e basteve dhe luhatjet në tregun botëror.

Së pari, Federbet si pa dashje harron të tregojë që ndeshja nuk ka qenë fare e kuotuar në tregun aziatik, por vetëm në Europë, në shumë pak kompani, ku më e njohura është WilliamHill.

Duke marrë shkas nga humbja 7-0 e një dite më parë, WilliamHill priste një Kukës mediokër kundër Botoshanit, që kuotohet dukshëm favorit, aq sa edhe pas pushimit, kur humbiste 2-1, skuadra rumune kuotohej 1.8 dhe Kukësi rreth 5, pra konsiderohej e sigurt përmbysja rumune.

Në realitet, Kukësi fitoi 3-1 dhe pikërisht këtë nuk e ka me qejf ta shtojë Federbeti, sepse edhe nëse ka pasur shumë të mëdha të luajtura në këtë takim, të gjitha bastet kanë rezultuar humbëse, pasi askush nuk e ka mbështetur fitoren e Kukësit. Edhe tregu i golave ishte shumë i kontrolluar dhe vetëm nëse shënoheshin 5 gola e lart mund të dyshohej, por sërish bastet e luajtura për shumë gola kanë rezultuar shumica humbës, aq më shumë që nuk pati fare gola në 30 minutat e fundit të ndeshjes, aty ku zakonisht manipulohen shumë miqësore.

One thought on “Federbet e tepron, “njollos” Kukësin edhe për fitoren e djeshme

  1. Po tha ekobeti Ka mbaruar qe eshte ekutuar po cikane keto budalleqe po iqi nga Bastet keto ndeshje qesharake kush ijauka fain edhe duan te vjedhin edhe llafet si lene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *