Federata “ngrin” Skënderbeun, nuk ka arbitër të huaj

0

Skënderbeu fitoi dje ndaj Tiranës dhe trajneri Ilir Daja konfirmoi kërkesën për arbitër të huaj në Kukës.

Sipas trajnerit të skuadrës kampione, një arbitër i huaj do ta menaxhonte më mirë një ndeshje që pritet të ketë shumë tension e presion.

Megjithatë, Supersport raporton sot se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfida që mund të përcaktojë përfundimisht titullin kampion në Superiore të gjykohet nga gjyqtarë shqiptarë, duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e klubit të Skënderbeut.

Më parë erdhi slloveni Matej Jug për Partizani-Kukësi, por nuk është se la ndonjë mbresë, aq sa edhe trajneri Sulejman Starova u ankua hapur pas ndeshjes.

Tani Federata e Futbollit ka vendosur që të mos marrë parasysh kërkesën e klubit korçar, që e ka depozituar një kërkesë të tillë në zyrat e FSHF përpara disa ditësh, madje përpara se të përfundonin takimet e javës së 34-t të Superiores.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image