Federata jep “OK”, Krasniqi së shpejti malajzian

0

Sulmuesi shqiptar Liridon Krasniqi vazhdon karrierën prej katër vitesh në Malajzi. Sulmuesi shtatlartë ia ka dalë të spikasë në kampionatin e shtetit aziatik, ku është një ndër lojtarët më të dalluar.

Disa muaj më parë 27-vjeçari u shpreh i hapur për të veshur fanellën e kombëtares së Malajzisë në të ardhmen. Krasniqit i duhen të presë edhe pak muaj për të plotësuar kushtet e natyralizimit të vendosura nga FIFA.

Sipas  portalit “tribunnews”, federata e futbollit e Malajzisë ka rënë dakord që Krasniqi dhe sulmuesi brazilian Guijerme t’i bashkohen kombëtares së këtij vendi në muajt në vazhdim. Kjo lëvizje synon të përforcojë repartin e sulmit ku Malajzia po has shumë vështirësi.

Në të shkuarën Krasniqi ka qenë pjesë kombëtares shpresa të Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës, në periudhën kur kjo e fundit akoma nuk ishte e njohur nga organizmat ndërkombëtarë si UEFA dhe FIFA.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.