Federata italiane me dorë të hekurt, kërkon të përjashtojë klubet që nuk zbatojnë protokollin

0

Serie A do të nisë në 20 qershor dhe nuk kanë ndër mend të lejojnë që të ndalet sërish. Italia ishte ndër vatrat më të nxehta të Covid-19, por edhe pse numrat nga dita në ditë duken gjithnjë e më pak shqetësues, në vendin fqinj nuk dëshirojnë të rrezikojnë. Sipas “Sky Sports”, Federata italiane tregohet e rreptë kur vjen puna te zbatimi i protokollit. Për miratimin e këtij të fundit është dashur një kohë e gjatë dhe ia kanë dalë me vështirësi të bindin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Sporteve për t’a aprovuar.

Për këtë arsy, kushdo që shkell protokollin do të përjashtohet nga kampionati. Një paralajmërim ky për të gjitha klubet e elitës italiane, të cilat duhet të jenë të kujdesshme në momentin që do të rifillojnë sërish. Ndërkohë kjo është ende në stadin e një hipoteze, pasi nuk është miratuar ende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.