Federata Gjermane: Ozil, duhet të flasësh!

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka shtuar presionin mbi Mesut Ozilin, duke i kërkuar kampionit të botës që do të dalë me një deklaratë zyrtare.

“Është e vërtetë që Mesut nuk ka folur deri tani, çka i zhgënjyer tifozët, sepse ata kanë pyetje dhe presin një përgjigje”, ka deklaruar presidenti i federatës, Rainhard Grindel, në një intervistë për Kicker.

“Ata presin përgjigje me të drejtë dhe Ozil duhet të flasë për të sqaruar të gjithë dhe për të mbrojtur veten”.

Federata pret që mesfushori i Arsenalit të sqarojë takimin që ai dhe Ilkaj Gyndogan patën me presidentin turk Erdogan, veprim që krijoi polemika pa fund para Kupës së Botës.

“Duam të presim dhe të shohim si do veprojë Ozil. Ai është një lojtar i rëndësishëm i kombëtares, i cili gaboi dhe meriton shansin që të ketë mundësinë të shpjegohet. E ardhmja? Vendos Lëv, nëse Ozil është në lartësinë e duhur, do të vazhdojë me kombëtaren. Deklaratat e Birhofit? E ka thënë më parë vetë ai, është keqkuptuar dhe nuk ishte qëllimi i tij që të fajësonte një lojtar publikisht për dështimin në Botëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *