Federata gjermane dënon Belarabin pas dëmtimit të Rafinjas

Bajerni është “diktator” në Bundesliga dhe në ndeshjen e fundit mundi Leverkusenin 1-3 jashtë fushe. Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë panë dy lojtarë të zëvendësoheshin për shkak dëmtimi. Normalisht që duhet të veçohet ndërhyrja në dëm të Rafinjas, nga ana e Belarabit, i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq, pasi e shkeli kundërshtarin.

Nuk kishte si të mungonte dhe një dënim për lojtari 298-vjeçar nga ana e Federatës gjermane, që e ka pezulluar për 4 sfida lojtarin në fjalë dhe klubi duhet të paguajë 10 mijë euro. Rafinja do të mungojë disa javë pasi ka këputur në mënyrë të pjesshme ligamentin në kyçin e majtë.

Belarabin  reagoi përmes një postimi në “Instagram” ku kërkoi falje:” “Natyrisht, do të kërkoj falje për Rafinjan dhe ekipin tim për faullin e panevojshëm. Nuk ishte e qëllimshme”.

Gjithsesi, në kampin bavarëz akuzat akne qenë aë forta, aq sa presidenti Hënes e ka konsideruar si një veprim prej të sëmuri mendor.

Pas ndeshjes trajneri Niko Kovaç ishte tym: “Faulli nga Belarabi ishte më shumë se për karton të kuq. Po lidhem nga kjo situatë, jemi bërë pre e lehtë”.

Shumë më i ashpër presidenti Uli Hënes: “Faulli i Belarabit është prej të sëmuri mendor. Meriton tre muaj pezullim për atë idiotësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *