Federata dënon dhunën në Vlorë dhe paralajmëron dënimin e Flamurtarit

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një qëndrim zyrtar për dhunën pas ndeshjes në Vlorë ndaj arbitrave të ndeshjes, të cilët janë sulmuar dhe kanë shkuar në polici për denoncim, përveçse për kurim në spital. Katrahura e radhës në futbollin shqiptar konfirmon kaosin dhe labirintin ku jemi futur, por pavarësisht nga kërkesa e FSHF-së për masa të ashpra nga policia dhe kërcënim me dënime, realisht vetë FSHF i ka nxitur ngjarje si ajo e Vlorës, me arbitra të papërgatitur që nuk ndëshkohen kurrë, por edhe vendime të turpshme si ai për Këlcyrën. A e mbajnë mend në FSHF që në Përmet për pak e vranë një arbitër dhe gjithçka u filmua? E pra, nëse Këlcyra ia hedh pa asnjë gërvishtje, atëherë çdo klub është i lirë të dhunojë kë t’i dalë përpara.

Tani Flamurtari do të dënohet rëndë, e thotë vetë Federata në deklaratën e saj për mediat. Gjithsesi, në Vlorë ka kohë që nuk shkojnë më në stadium për zbavitje, ndaj le të mbyllet stadiumi, të vdesë edhe futbolli mundësisht. Të paktën kanë vajzat e basketbollit që fitojnë gjithçka.

DEKLARATA

Dhuna e ushtruar të shtunën në mbremje mbi arbitrin dhe zyrtarin e ndeshjes në përfundim të takimit Flamurtari-Vllaznia, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka tronditur mbarë opinionin sportiv si një akt shumë i shëmtuar dhe i dënureshëm.
Ky agresion fizik karshi asistentit të parë të arbitrit, dhe më pas edhe ndaj vëzhguesit të ndeshjes, ka ndodhur në prani të forcave të policisë në stadium, por duke mos e parandalur atë. Ky rast është denoncuar zyrtarisht edhe pranë autoriteteve ligjzbatuese në Vlorë.

FSHF i bën apel Policisë së Shtetit, për të zbardhur të plotë një incident të tillë, ku pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit të dhunuar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore të veprojë menjëherë në bazë dhe zbatim të ligjit, për të cuar përpara drejtësisë agresorët që zbritën dhe goditën arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.

Po kështu, organizatori i ndeshjes, klubi i futbollit Flamurtari mban përgjegjësi direkte për mosmarrjen e masave për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, dhe aq më shumë për t’i mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre.

FSHF dënon me shumë forcë dhunën verbale tashmë të shndërruar në dhunë fizike.
Goditja karshi zyrtarëve të ndeshjes mbetet një akt tërësisht antisportiv dhe si i tillë do të ketë zero tolerancë nga ana e Drejtësisë Sportive.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të cojnë deri në fund zbardhjen e këtij agresioni të shëmtuar dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e tij.

6 thoughts on “Federata dënon dhunën në Vlorë dhe paralajmëron dënimin e Flamurtarit

  1. RATE NE KURTHIN E SINANIT I CILI NUK JA DOLI NE VL DHE GJETI NJE ALIBI PER TE NBYLLUR VJEDHJET E PASTRIMIN E PARASE SE TURQVE ME SHOKE….?????!!!

  2. Shikoni 12 piket qe i keni mohuar me ndeshjet e Lacit, Kuksit,Shkodres.Shikoni 18 penalltite e dhena kunder Flamurtarit.Keni 10 vjet qe i jeni qepur Vlores.I keni vjedhur 1 kampion at. I keni hequr rregullisht cdo vit nga 6 pike.Ju nukm e gjunjezoni dot ate ekip legjende.Ju mafioze, te shitur, te degjeneruar.Ju qe keni ngritur ne kembe nje sistem kriminal e mafioz.Krenarine e nje populli ju nuk e neperkembni dot.E drejta kjo eshte.

  3. Nese ju mendoni se ky klub ka gabuar e ta denoni Ju me gabimet dhe fajet qe keni bere ndaj ketij ekipi legjendar duhet te vareni ne litar
    Ikni neper gjyqe mafiozesh perfaqsoni Korcen.,i cilesuar ekip makine kriminale nga UEFA.
    Zoti Idrizi mos u terhiq ndaj te padrejtes Na ke gjithe popullin nga prapa nese do te duhet edhe per mbeshtetje do te japim edhe jeten ne mbrojtje te dinjitetit tone kunder horrave.
    Vdekje, vdekje krye hajduti ARMANDO DUKA. Kete radhe po e sos durimin. KI KUJDES….

  4. Mendoj se ekipi i vlores duhet te pregatit nje dosje ,pamje filmike, opinione te specialisteve te ndershem, moviola te takimeve te luajtura nga ekipi i Vlores.Te nxjerre rastet e penalltive te dhena kunder ketij ekipi, te tregoje me pamje filmike penalltite qe nuk i jane dhene.Te gjitha keto ti dergoje perpara gjykatave sportive te adresuara me emrat e arbitrave, vezhguesve, dhe drejtuesve te federates si drejtuewse e gares.Te beje nje paraqitje te vjedhjeve qe i jane bere ketij ekipi Kampionati i vitit 2010- 2011 kur u vodh titulli kampion.te tregohen rastet kur eshte denuar ky ekip me heqje pikesh, te tregohen rastet kur e kipe te tjera per te njejtat fenomene nuk jane denuar nga federata.Te tregohen replikat midis presidentit te Flamurtarit dhe presidentit te FSHF .Ne fund te fundit ne se nuk gjendet e drejta le te terhiqet nga gara qe eshte e trukuar, e paravendosur.Po te behen te gjitha keto mendoj se duhet te kete reagim nga institucionet nderkombetare si ne rastin e ekipit te Korces.

  5. Nuk jam nga Vlora.Po nje gje e kuptoj qarte Mbase per kampion Flamurtari nuk eshte por ne lufte per vendin e dyte i takon.E kane sakatosur.kete ekip.I kane vjedhur shume pike.Nuk kemi degjuar gjithe keto jave qe te behej nje gabim njerezor ne favor te Vlores.Keshtu nuk ecet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *