Federata dënoi dhunimin e “Air Albania”, reagon Tirana: E mbështesim t’i denoncojmë! Ka edhe nga këta

Jo pak, por 133 ulëse nga krahu i Tiranës janë thyer dje në “Air Albania”, pas ndeshjes me Kukësin. Për këtë arsye ka reaguar edhe FSHF, duke kërkuar më tepër disiplinim nga sportdashësit, ndërsa shprehen se do ndjekin rrugën ligjore që këto akte vandal të marrin dënimin e merituar.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe vetë klubi bardheblu. Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare, Tirana shkruan se e mbështet këtë iniciativë të FSHF-së, duke u shprehur se ka edhe nga këto raste të tifozëve që shkaktojnë dhunë, pavarësisht se bardheblutë janë një nga asetet më të çmuara të kryeqytetit. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

“Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër aktet vandale të disa individëve mes tifozëve të Tiranës që kanë dëmtuar dje një numër të madh stolash në stadiumin “Air Albania”.

Tifozeria bardheblu është pa diskutim një nga asetet më të çmuara që kryeqyteti ka, por të tilla akte dëmtojnë imazhin, klubin, impiantin modern ku po punojmë që futbolli të jetë një festë dhe çdo ditë e më tepër familjarë.

KF Tirana mbështet nismën ligjore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të denoncuar pranë Policisë së Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin. Materialet filmike do të dënojnë personat përgjegjes për këto shfaqje të shëmtuara, të cilat nuk kanë ndodhur dje për herë të parë, por në të gjitha ndeshjet e fundit në “Air Albania”.

Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu ti bashkohen kësaj nisme që i shërben qytetarisë dhe futbollit. Jo vetëm në “Air Albania” por në çdo stadium, aktet vandale nga individë të caktuar nuk meritojne të jenë pjesë e tifozerisë së mrekullueshme bardheblu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *