Federata cakton programin e finales Sopoti-Vllaznia B, acarohen në Shkodër

0

Sot e nesër luhen dy finalet play-off që do të përcaktojnë dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Në Elbasan sot luhet Tërbuni-Orikumi, ndërsa nesër në Lushnje Sopoti-Vllaznia B.

Ky vendim që nuk është pritur mirë nga ana e drejtuesve të Vllaznisë, që i kanë bërë një kërkesë FSHF-sé për ndryshimin e e datës së zhvillimit të saj dhe njëkohësisht edhe të qytetit ku do të luhet kjo ndeshje e rëndësishme.

Për drejtuesit e Vllaznisë nuk është aspak normale një ditë e tillë, sepse po të premten luan edhe Vllaznia U-19 ndaj Partizanit dhe  tek ekipi i dytë kanë luajtur shpesh edhe lojtarë të këtij ekipi.

Ndërkaq, të shtunën luan edhe ekipi i parë në Durrës dhe për këtë arsye, as lojtarë nga ky ekip nuk mund të luajnë në Lushnjë.

Po ashtu, Vllaznia ka kërkuar që të ndryshohet edhe vendi i zhvillimit të kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ajo të mos luhet në Lushnjë, por në një fushë që të jetë në një distancë të përafërt për të dy qytetet.

Nëse nuk ndryshohet vendimi, Vllaznia B është e detyruar të luajë pa emra të rëndësishëm, sepse lojtarët e Vllaznisë nuk aktivizohen dot në të dy ndeshjet brenda 24 orësh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image