Federata angleze tërbon Murinjon, e “ngjesh” në prill derbin e Mançesterit

0

Mançester Siti dhe Mançester Junajtid do të përballen më 27 prill, në një ditë të enjte, çudi e madhe për futbollin anglez. Sfida e kampionatit duhej të luhej në shkurt, por Mançester Junajtid mbërriti në finalen e Kupës së Ligës, çka bëri të detyrueshëm shtyrjen e derbit.

Tani Federata Angleze është vënë në siklet, sepse nuk ka dala të lira dhe derbi po shtyhej pafundësisht, ndaj është zgjedhur e enjtja e 27 shkurtit.

Me siguri reagimi i Murinjos do të jetë mjaft i ashpër, sepse në muajin prill Junajtid do të luajë dy ndeshjet e Ligës së Europës me Anderlehtin, plus 7 ndeshje kampionati, një çmenduri, me 9 ndeshje në 30 ditë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here