Federata angleze prish marrëveshjet me kompanitë e basteve

Një vit më parë Federata Angleze e Futbollit firmosi marrëveshje sponsorizimi me kompanitë e njohura të basteve, Ladbrokes e WilliamHill.

Natyrisht, nuk ka ndonjë gjë të keqe, aq më shumë që bashkëpunimi me kompanitë ndihmon edhe në evidentimin e ndeshjeve me fluks anormal bastesh.

Megjithatë, vetëm pak javë më parë mesfushori Xhoi Barton u shpall fajtor për bastvënie gjatë viteve kur luante në Premier Ligë (1260 baste në 12 vite) dhe për pasojë u pezullua për 18 muaj.

Ky vendim duket se ka hedhur hije dyshimi mbi federatën, pasi nuk është normale që të ndalojë bastet për futbollistët, por t’i reklamojë kompanitë e basteve për përfitime financiare.

Kjo ka bërë që sot federata angleze të njoftojë prishjen e kontratës së sponsorizimit me kompanitë e basteve, por ndërkohë ka mohuar që veprimi të ketë lidhje me dënimin e Bartonit, i cili me ironi ka komentuar në Twitter: “Vendim që nuk ka lidhje me dënimin tim. Koincidencë e çuditshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *