FC Korça vazhdon miqësoret italiane

0

FC Korça vazhdon turneun miqësor në Itali, me 12-vjeçarët korçarë që luajtën edhe dy ndeshje dje, duke u mundur 3-0 nga Breshia dhe 5-0 nga Torino.

Përtej humbjeve, rëndësi ka pjesëmarrja në një turne ndërkombëtar si ai i Ravenës në Itali, ku marin pjesë 72 ekipe nga e gjithë Europa.

Skuadra e drejtuar nga Vasjan Ballço fitoi 6-1 me Cezenën dhe humbi 2-0 me holandezët e PSV Eindhovenit para dy ditësh. Eksperiencë e shkëlqyer, që vlen shumë për të parë jo vetëm nivelin e bashkëmoshatarëve europianë, por edhe organizimin e skuadrave dhe të gjithë turneut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.