Faza përgatitore, Flamurtari e nis më 19 korrik

Flamurtari nis përgatitjet në datë 19 korrik, fillimisht në Vlorë dhe më pas do të udhëtojë drejt Mavrovës. Mësohet se tashmë gjithçka është programuar dhe në datën 19 korrik skuadra do të grumbullohet në Vlorë, ku për tre ditë me radhë përgatitjet do të zhvillohen në qytetin bregdetar.

Pas tre ditësh në Vlorë, skuadra do të udhëtojë drejt Mavrovës, aty ku do të qëndrojë për 15 ditë. Gjatë qëndrimit në Mavrovë mësohet se vlonjatët do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Faza përgatitore nuk mbaron me kaq, pasi dy javë të tjera ekipi do të përgatitet në Greqi, për t’u kthyer në Vlorë dy javë para nisjes së kampionatit, më 25 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *