Fatura e fitores, Skënderbeu pa dy titullarë në kryeqytet

Skënderbeu mori një fitore me vlera kundër Flamurtarit dhe vendi i tretë tashmë është më pranë. Gjithsesi nuk ka kohë për të festuar, pasi ndeshja e radhës në kampionat luhet në transfertë kundër Tiranës. Një finale.

Triumfi i korçarëve dje ka pasur edhe një faturë të rëndë. Skënderbeu në kryeqytet do të duhet të udhëtojë pa dy prej titullarëve, të cilët ndaj Flamurtarit u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar.

Konkretisht janë kapiteni Marko Radas dhe mesfushori Bruno Dita, dy pika kyçe të formacionit bardhekuq. Trajneri Shehi duhet të mendojë për ata që do i zëvendësojnë këta dy futbollistë në formacion ndaj Tiranës.

Me shumë mundësi në mbrojtje do të rikthehet Kaba Sambou, kurse dilemat janë për mesfushën. Janë disa alternativa për Shehin, i cili duhet të shohë me kujdes edhe numrin e të huajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *