Fatkeqi Marko Pjaca, gjuri e tradhton sërish

Marko Pjaca është i pafat, pasi ka dëmtuar sërish ligamentin e gjurit. Fantazisit kroat i Fiorentinës mbyll kështu sezonin dhe ky është një lajm i keq për klubin vjollcë. Kjo është hera e dytë që Pjaca këput ligamentin dhe do të duhen më shumë se gjashtë muaj që ai të rikuperohet.

Klubi vjollcë ka njoftuar si më poshtë: “AC Fiorentina njofton se gjatë seancës së djeshme stërvitore, futbollisti Marko Pjaca ka pësuar një ndrydhje në gjurin e tij të majtë. Testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme kanë zbuluar këputjen e ligamentit të mëparshëm. Në ditët e ardhshme do të ketë një konsultë me kirurgët për të planifikuar trajnimin më të përshtatshëm për të. Kështu, sezoni dhe aventura me fanellën vjollcë për kroatin duhet konsideruar e mbyllur”.

Pjaca kishte kaluar nga Juventusi te Fionrentina në formë huazimi dhe këtë sezon është aktivizuar në 19 ndeshje. Futbollisti 23-vjeçar tetë prej ndeshja i ka nisur nga minuta e parë, ndërkohë që ka realizuar edhe një gol në fitoren 3-0 kundër SPAL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *