Fatkeqi Karius, për vizita mjekësore në Amerikë

0

Portieri i Liverpulit Loris Karius u është nënshtruar kontrolleve mjekësore, duke kryer një skaner të kokës në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve se mund të ketë pësuar një tronditje të fortë gjatë finales së Champions League.

Portieri gjerman u përplas me Sergio Ramosin në një goditje nga këndi në fillim të pjesës së dytë dhe pak minuta më vonë pati faj te goli i shënuar nga Benzema.

24-vjeçari gaboi edhe te goli i tretë nga Geret Bejl, me uellsianin që gjuajti nga distanca dhe Karius nuk e ndali dot topin, që dukej i lehtë për t’u mbërthyer ose grushtuar.

Tani Karius është me pushime në Amerikë dhe ndërkohë që është aty, Liverpuli i ka prenotuar një skaner të kokës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.