“Fati, përqendrimi, gabimet”, nga Zeneli te Rashica bëjnë autokritikë

0

Të barazosh ndaj Bullgarisë nuk është turp, përkundrazi, sidomos nëse je Kosova, një ekip mjaft i ri në moshë dhe që ka nevojë për eksperiencë.

Megjithatë, barazimi 1-1 në Prishtinë ka zhgënjyer të gjithë, për faktin se Kosova dominoi dhe humbi raste me shumicë. Pas ndeshjes, për Supersport Kosovën disa prej lojtarëve të Kosovës folën për ndeshjen dhe e pranuan se duhej të kishin bërë diçka më mirë, për të fituar.

Zeneli: “Nuk patëm fat, por gjithashtu në pjesën e parë nuk ishim fare në fushë, i kemi dhuruar goxha shumë kundërshtarin, po u përmirësuam në pjesën e dytë, gjetëm edhe golin e rëndësishëm. Problem përqendrimi? E vërtetë, nuk kam qenë i fokusuar as unë, as skuadra”, tha për SuperSport Kosovën heroi i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm.

Kryeziu: “Ishte e vështirë për neve, patëm një ‘deja vu’ si kundër Ishujve Faroe. U befasuam, nuk e prisnim Bullgarinë kaq mbrojtëse.  E kemi ditë që janë provokues, ata luajtën ashpër sepse nuk mundën të zgjerojnë lojën. Jemi të dëshpëruar me vetëm një pikë”, tha mesfushori Hekuran Kryeziu.

Muriqi: “E patë që Bullgaria veç në mbrojtje luajti, me kundërsulme, ndërsa pësuam një gol prej goditjes nga këndi. Kemi zotëruar gjithë lojën, kemi pasur shumë raste, patëm edhe shtyllën, por ne kemi më pak përvojë”, tha Vedat Muriqi, i cili ishte i pafat, sepse goditi edhe shtyllën.

Rashica: “Rivali u mbrojt fort, por ne kemi pasur raste, me të cilat kemi mundur t’i ndëshkonim. Fati nuk e deshi, shpresojmë që në ndeshjet e tjera t’i shfrytëzojmë këto raste. Jam i dëshpëruar me veten dhe jam nervoz për shkak se në ndeshjet e fundit në Gjermani një goditje që kam pasur ka përfunduar në gol, këtu pata 3-4 raste që nuk munda t’i realizoj”, tha Milot Rashica.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.