Fati i madh për Albi Allën nëse “mbijeton”, mund ta stërvisë legjenda Hernan Krespo

Albi Alla e ka nisur prej disa kohësh një aventurë të re në karrierën e tij, ndërsa aktualisht është pjesë e Shaanxi Changan. Bëhet fjalë për ligën e parë të Kinës, por shumë paqartësi ka edhe në të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Kontrata e tij përfundon në fundin e dhjetorit të këtij viti dhe më pas do të jetë futbollist i lirë. Nuk dihet ende nëse klubi ka në plane të rinovojë me të apo ta lërë mbrojtësin e lirë. Ky hezitim niset edhe nga momenti që po kalon Shaanxi.

Trajneri i saj Ëang Bo është larguar dhe tashmë pritet zyrtarizimi i një tekniku i ri. Në garë si pretedent kryesorë janë dy emra, koreani Huang Shanhong, por edhe legjenda e njohur e futbollit, Hernan Krespo. Padyshim që nëse ky i fundit do të zyrtarizohet në këtë ekip, do të ishte një privilegj i madh për Allën që të merrte leksione nga argjentinasi, por fillimisht duhet të “mbijetojë” dhe vazhdojë me skuadrën në fjalë. /Sport Ekspres/