Fati i keq dhe alarmi për Marash Kumbullën, ndeshjet e Shqipërisë as që diskutohen

Pikërisht në momentin më të mirë dhe ku të gjithë në Itali kishin nisur ta krahasonin me De Ligt. Në minutat e para të takimit me Breshian, Kumbulla ka dalë jashtë për një tërheqje muskulare.

Një dëmtim që lë gjurmë te mbrojtësi shqiptar dhe nuk kalon kaq thjeshtë. Ndeshja e radhës kundër Interit dhe ku mund të vazhdonte jehonën e tij është humbur. Gjithashtu edhe ndeshjet me Shqipërinë për muajin nëntor as që diskutohen, të paktën sipas atyre që raportojnë mediat italiane.

Për të përcaktuar një kohë të qartë që do të mungojë në fushën e blertë, kërkohen edhe kontrolle të tjera mjekësore te Verona. Por në rastin më të mirë, Marash Kumbulla mund të kthehet në fushë për dy javë, pra pas kthimit të Kombëtareve dhe ku skena do t’i lihet sërish ekipeve. /Sport Ekspres/