Fati i dy boksierëve në Britani/ Zv-ministri i jashtëm shuan shpresat, Tare: Riatdhesojmë studentët dhe të pastrehët

Krenar dhe Rexhildo Zeneli nuk mund të kthehen në Shqipëri pa përfunduar pandemia e Covid-19. Dy boksierët janë bllokuar në Britani pas ndërprerjes së kampionatit ndërkombëtar të boksit. Lajmin e ka konfirmuar vet zv-ministri i jashtëm Agron Tare. Në një intervistë për “Opinion” Tare tha se fluturimet për riatdhesimin mbyllen më 31 mars me dy avion drejt Gjermanisë. Në shpjegimin e tij zv-ministri theksoi se kategoria që përfitojnë nga riatdhesimi flas janë studentët dhe personat që nuk kanë ku të strehohen dhe janë në vështirësi të mëdha financiare.

“Riatdhesimet me Air Albania mbyllen me dy udhëtime në Gjermani gjatë të martës. Po u japim përparësi kthimit të studentëve që nuk kanë ku të qndrojnë apo edhe personave të tjerë që mund të kenë udhëtuar si turistë dhe që janë të pamundur ekonomikisht të qndrojnë. E kemi të pamundur të rikthejmë të gjithë ata që aplikojnë. Kemi bërë sa mundemi.

Si tju them, nëse një baba me katër fëmijë njërin e ka të sëmur, për të shpëtuar tre të tjerët duhet të izolojë djalin e sëmur. Kështu po veprojmë edhe ne duke pasur një përzgjedhje selective. Edhe në dogana nuk do të pranojmë hyrje të shqiptrëve që ndodhen jashtë vendit. Ju lutem të qendroni atje ku jeni sepse kështu rrezikoni më pak veten dhe vendin tonë. Për të mirën e të gjithëve. Kjo ka qenë gjithçka që mund të bënim për riatdhesimin e shqiptarëve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *