Fati i buzëqesh Barcelonës, në Madrid me përforcime nga infermieria

0

Trajneri i  Barcelonës Ernesto Valverde ka marrë lajme të mira nga infermieria e klubit një ditë para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku katalanasit do të ndeshen në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit.

Mesfushori brazilian, Artur ka marrë “dritën jeshile” nga stafi mjekësor dhe ditën e sotme u rikthye në stërvitje të plotë me grupin pas  tri javësh ku qëndroi pushim për shkak të një problemi muskulor.

Gjithsesi, pritet që Artur ta nisë nga stoli, pasi trajneri Valverde vështirë se do të rrezikojë duke e vënë titullar në një ndeshje kaq shumë të rëndësishme. Dilema e Valverdes për ditën e nesërme është se kush do të vihet përkrah Rakitiç dhe Buskets në treshen e mesfushës së Barcelonës. Për momentin Vidal është favorit, por nuk përjashtohet mundësia që tekniku bask t’i besojë të riut Karlos Alenjës, ose Sergi Robertos, i cili ka eksperienca të mëparshme në atë pozicion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.