Fati i buzëqesh Ajaksit, e gjen Totenhemin pa dy goleadorët

Heung-Min Son ishte padyshim heroi i Totenhemit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Mançester Sitit. Futbollisti korean bëri që të harrohej mungesa e të dëmtuarit Herri Kejn, duke mposhtur në dy raste portierin Ederson.

Në një intervistë për të shkurtër për mediet pas takimit, 26-vjeçari u shpreh: “Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe e çmendur. Jam shumë krenar për të gjithë ekipin. Një çmenduri e vërtetë. Luftuam për 90 minuta duke treguar karakter dhe shpirt luftarak”.

Fatkeqësisht për Poçetinon dhe Totenhemin, një karton i verdhë i marrë gjatë kësaj ndeshjeje i ka kushtuar rëndë koreanit, i cili humbet në takimin e parë gjysmëfinalist ndaj Ajaksit, që do të zhvillohet pas dy javësh më datë 30 prill në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *