Fati i Ajetit varet nga… Strakosha dhe Hysaj!

Arlind Ajeti dhe Krotone. Një dashuri që do të vijojë nëse plotësohet kushti bazë, pra që kalabrezët të sigurojnë mbijetesën në Serinë A. Me ardhjen e Zengës, mbrojtësi ka fituar shumë besim, teksa këtë sezon ka luajtur 20 ndeshje në Serinë A dhe Torino e ka huazuar me të drejtë blerje, por Krotone do ta mbante vetëm nëse qëndron në kategori dhe nuk kthehet në Serinë B.

Në fakt, Ajeti nuk është në planet e Maxarrit dhe ekipit granata që, nëse do të kthente mbrojtësin shqiptar, sërish do ta nxirrte në merkato.

Dhe, në këtë pikë, edhe pse Krotone është 1 pikë mbi zonën e ftohtë, pra mbi Kaljarin, ka një ndeshje kyçe, atë ndaj Lacios së Thomas Strakoshës. Por, nëse bardhekaltërit duan fitoren për të vazhduar të ruajnë zonën Champions, me Interin që ndjek pas tyre, ndeshja e fundit, në “San Paolo”, ndaj Napolit të Hyajt mund të jetë me deçizive, sepse axurrët nuk do të kenë asnjë motivim, duke qenë se titulli ka mbaruar dhe do të jetë festë.

Kështu, kalabrezët mund të marrin rezultat, ndërsa Kaljari luan me Atalantën, që nëse do të ishte në garë për Europa League, atëherë do të bënte çmos për të fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *