Fati është me Vllazninë B, mbijeton për momentin

0

Vllaznia B 2-2 Orikumi (4-3 me penallti)

Shënues: Dyca 33/ Pusi 70’/ Hoxha 67’, Dhrami 90+5’ (pen)

GOLAT NGA PENALLTITË

Vllaznia B: Gurishta (gol) , Hajdari (gol), Pusi (jo gol), Kalaja (jo gol), Hallunaj (gol), Vjerdha (jo gol), Bega (gol)

Orikumi: Dhrami (gol), Qejvani (jo gol), Kongjoni (gol), Çaushi (jo gol), Halili (gol), Metaj (jo gol), Kapaj (jo gol)

Vllaznia B ka arritur që të fitojë vetëm falë 11-metërshave finalen e mbijetesës me Orikumin. Skuadra shkodrane edhe pse mori një sukses jo pak të vuajtur, tani duhet të presë se çdo të ndodhë me skuadrën e parë të Vllaznisë, pasi nëse skuadra e parë nuk arrin të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar, atëherë automatikisht kjo ndeshje do të zhvlerësohet dhe Orikumi do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Kuqeblutë e panë fitoren që t’u ikte nga duart në sekondat e fundit të kohës së rregullt, teksa Dhrami barazoi shifrat me 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes. Vllaznia B ishte në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Dycës. Në fraksionin e dytë jugorët barazuan përkohësisht me anë të Hoxhës, por kuqeblutë reaguan menjëherë me anë të Pusit. Por gjithsesi goli në sekondat e fundit bëri që ndeshja të shkonte në shtesë.

Gurishta kishte mundësinë që të mos e çonte ndeshjet tek 11-metërshat, megjithatë nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në pjesën e parë të shtesës.

U deshën plot 14 penallti për të nxjerrë skuadrën shkodrane fituese nga ky takim. Në fushë për kuqeblutë ishin dhe lojtraë nga skuadra e parë, si Vucaj apo Gurishta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.