Fast food, jetë e çrregullt dhe netë pa gjumë: shkatërrimi i yllit të Barcelonës

Shishe birre të shpërndara në të gjithë shtëpinë, kuti të tëra picash mbi tavolinë, divani që shndërrohet në krevat dhe lojëra elektronike gjatë natës me shokët. Një panoramë e mënyrës si jeton Osman Dembele. Kjo është arsyeja e krizës që ylli i Barcelonës po përjeton.

Pak muaj më parë, pronari i shtëpisë, kur luante te Borusia e Dortmundit e denoncoi duke i kërkuar 200 mijë euro dëmshpërblim, sepse e kishte lënë banesën në kushte të tmerrshme higjenike. Një problem, të cilin Dembele duket se e ka marrë me vete edhe në Spanjë. Një ditë telefonoi në klub, duke i thënë stafit teknik se kishte dhimbje barku.

Mjeku i Barcelonës shkoi me urgjencë në shtëpi, hapi derën dhe…: grila të ulura, errësirë e plotë, njerëz që flinin deri pas mesdite, rrëmujë totale, kuti picash dhe “playstation” që kishte qëndruar ndezur gjatë gjithë natës. Dembele ishte shumë mrë me shëndet, problemi lidhej me mënyrën e jetesës.

Një talent u shpërdoruar, duke jetuar në mënyrën më të keqe të mundshme për një person normal, imagjinoni për jetën që duhet të bëjë një sportist profesionist. Aftësitë në fushë i ka dhuratë nga natyra, Barça investoi më tepër se 100 milionë euro për ta blerë, ndërsa në verën e këtij viti u shpall kampion bote me Francën.

Megjithë moshën e re ka fituar miliona euro, e ndërkohë ka debatuar edhe me dietologun, në momentin kur i ndaloi që të ushqehej në mënyrë jo të shëndetshme. Dembele nuk ka mësuar as gjuhën spanjolle, nuk përqendrohet në detyrën e tij, por preferon lojërat elektronike me shokët. Talenti është i padiskutueshëm, por sulmuesi thjesht nuk punon. Te “blaugranat” po provojnë ta ndihmojnë, megjithatë yllit të ri i mungon vullneti për t’u bërë edhe më i fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *