Fasone shpërthen kundër UEFA-s: Dëm i rëndë imazhi, do të veprojmë!

Administratori i Milanit, Marko Fasone, ka kritikuar UEFA-n për “jo”-në e ardhur duke i mohuar “settlement agreement”, propozuar nga kuqezinjtë. “Vendimi i UEFA-s ka gjeneruar surprizë dhe hidhërim. Prisja që të ofrohej settlement, siç është bërë gjithmonë që kur ekziston Fair Play Financiar. Është e rëndësishme që Milani të ketë një pozicion të qartë. Tani do të bëjmë një analizë ligjore të vendimit, mund të përfaqësojë një dëm të rëndë imazhi”, duke vijuar më tej. “Ne shkuam te UEFA 15 ditë pas “closing”, pra mbylljes së akordit për kalimin e pronësisë, u kthyem në nëntor për “volontary agreement”, që nuk na u lejua sepse komisioni e quante të nevojshme garancinë e 165 milionë eurove.

Sot UEFA thotë se gjithmonë nga ana e holding nuk është financuar borxhi me Elliott dhe kjo hedh hije dyshimi mbi të ardhmen. Nga ana e pronësisë ka pasur përmbushje të vazhdueshme financiare. Dosja që kemi prezantuar dhe gjithçka që kishim në dorë, e bëmë ashtu si duhet. Nga nesër nis një analizë e dispozitave, sepse është një dëm i rëndësishëm imazhi që do të vlerësojmë me kujdes. Besojmë në një gjykim të qetë nga ana e UEFA-s, nga ana jonë ka disponibilitet për të pranuar të gjitha sanksionet që i janë dhënë të gjitha klubeve të tjera”, e mbyll Fasone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *