Fasone premton merkato dhe Milan zbavitës!

0

“Duhet të zhbllokohemi. Roma është superiore karshi nesh. Tani na presin ndeshje me skuadra ndaj të cilave mund t’ia dalim. Të shtunën shkojmë në Bergamo, ka një shije e veçantë. Do të ishte e rëndësishme që të shkonim aty dhe të luanim si Milan, më pas në dy të fundit të synojmë diçka më shumë”. Pas ndeshjes ka folur edhe Marko Fasone, administratori i deleguar kuqezi, teksa ka ngritur peshë me elozhe edhe Donarumën: “Ishte më i miri në fushë. Eshtë një futbollist i rëndësishëm, nuk mund të mos i bëjmë komplimenta”.

Mbi vendin e gjashtë: “Eshtë i rëndësishëm. Vendi i gjashtë s’është pjesë e historisë tonë, por këtë vit ka një vlerë të rëndësishme dhe do të na jepte mundësi që të ktheheshim në Europë. Ia thashë skuadrës dhe trajnerit”. Mbi merkaton: “Ka impenjime të rëndësishme që klubi ka marrë. Po përgatitemi për merkaton, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Milani i vitit tjetër do të na zbavisë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image