Fasone: Milani s’falimenton edhe në hipotezën më të keqe

0

Ndërkohë, në lidhje me borxhin e fondit “Elliott”, Fasone ka sqaruar të gjithë njëherë e mirë, për të shmangur dyshimet. “Kam thënë se në 99% klubi do të mbetet në duart e pronarëve aktualë, duke lënë një dyshim të vogël? Mund të kisha thënë edhe se kjo mundësi do të ishte 99.9% por si menaxher, në prani të një rifinancimi ende jo të qartë, pak dyshim duhet të ketë. Shpresoj që të them se do të jemi në rregull dhe në 100% në pranverën e 2018-s, ndoshta që në shkurt, me 6 muaj përpara skadencës së borxhit me “Elliott”. Fraza ime donte t’i jepte siguri tifozëve, për të bërë ata të kuptonin se Milani nuk do të çojë asnjë dokument në Gjykatë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e një shoqërie solide edhe në hipotezën më të keqe të mundshme”. Pra, e thënë më qartë, kuqezinjtë do të vazhdojnë me këtë drejtim, edhe nëse nuk do të arrijnë asnjë nga objektivat.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here