Fasone: Donarumës nuk ia mbyllim derën, nëse ndryshon mendim

Milan-Raiola, luftë e hapur, që nuk ka më shpresa armëpushimi.
Dje menaxheri i Xhixhio Donarumës akuzoi Milanin se ka ushtruar presion për rinovimin dhe se ambienti te Milani është armiqësor.
Tani administratori i deleguar kuqezi, Marko Fasone, reagon dhe ka folur për
Corriere della sera, ku ka hapur një derë për Donarumën.
“Na vjen keq që është krijuar kjo klimë e keqe rreth Donarumës, edhe pse reagimet e tifozëve janë nxitur nga zgjedhjete tij, apo të Raiolës. Ne kemi bërë gjithçka që Donaruma dhe familja e tij të vazhdonin të lumtur me Milanin. Ne jo vetëm që e presim krahëhapur nëse ndryshon mendim, por jam i bindur që edhe tifozët do të ndryshonin sjellje.

” Për ne Donaruma nuk është në shitje, sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te Milani. Nuk kemi dhënë ultimatum e kërcënim, e di trajneri nëse Donaruma do luajë. Ne kemi për detyrë të gjejmë një portier tjetër, nuk mund të rrezikojmë, nëse Donaruma mendon për Realin dhe nuk është i qetë. Nëse luan, nuk do ketë kthjelltësinë e duhur, duke parë si do e presin tifozët.

“Zgjedhja e Donarumës është brenda normale, por tjetër gjë është ligjshméria dhe tjetër etika. Jemi të hidhëruar, sepse mund të zgjidhej rruga e rinovimit, të vendosej klauzola për prishje kontrate dhe pastaj të kërkohej shitja. Tani Donaruma nuk shitet dot për 100 milionë euro, sepse ka vetëm një vit në kontratë. Milani humbet miliona, si gjithë futbolli italian, miliona që i merr Raiola, por Donaruma i detyrohet shumë Milanit, nëse vlen kaq shumë në moshën 18-vjeçare.
” Donaruma na ka thënë se dëshiron të qëndrojë, në çdo takim e telefonatë, ndërsa Raiola na thoshte se nuk mund të mbyllnim bisedimet brenda afatit që kishte vendosur Milani. Ne nuk mund të prisnim deri në fund të vitit, duhet të ndërhyjmë në kohë në merkato, grumbullimi nis në 3 korrik dhe trajneri do portierin e sezonit të ri, jo portierin që ende nuk e di ç’do bëjë. Donaruma e Raiola kanë pasur dy muaj kohë të mendohen, ç’kuptim ka të presim derin në gusht?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *