“Faraoni” Salah dhe autogoli i madh nga Murinjo!

“Duam 42 mln euro dhe 8 të tjera bonus për kartonin e Salah!”… “Ok, u bë!”. Duhet të ketë shkuar kështu biseda mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Liverpulit, që të shtyrë sidomos nga Jurgen Klop, i cili në karrierën e tij ka parë dhe stërvitur shumë talente, kishte dalluar te këmbët e egjiptianit pikërisht atë shpërthim dhe “nuhatje” goli që do të bënte diferencën  në “Anfield”.

Dhe, ndërsa në atë kohë ato thuajse 50 mln euro u panë si një supervlerësim dhe si një fitim i çmendur i verdhekuqve, që paguan vetëm 16,5 mln euro për ta bërë të tyrin, pas huazimit me 1 mln euro dhe blerjes së kartonit për 15,5 mln euro të tjera, pas një beteje ligjore të fituar ndaj Fiorentinës, që e kishte huazuar nga Londra me të drejtë blerje, në një kontratë që nuk vleu më pas.

E të mendosh që në “Stamford Bridge” egjiptiani, në dy sezone, i ardhur me bujë nga Bazeli, shënoi vetëm 2 gola dhe luajti 19 ndeshje. Murinjo nuk diti ta vlerësojë, njësoj si Kevin De Brujne. U pa si dështimi më i madh, por rilindja e “Mumies” erdhi në Itali, aty ku nisi të shënonte dhe gjente formën, deri kur Liverpuli, nisur edhe nga një precedent gjenial si Kutinjo (nga Interi në Angli për 16 mln euro, por më pas i shitur për 160 milionë euro gjatë merkatos së dimrit te Barcelona), vendosi një bast mbi të.

Një bast i fituar, duek parë shifrat: 36 gola në sezonin e parë me “reds”. Si asnjë debutues tjetër në historinë e Liverpulit. Katër gola në një ndeshje, asnjë egjiptian nuk e kishte arritur. Maksimumi ishin 3 gola. i fundit që për Liverpulin kishte shënuar 4 gola në një ndeshje ishte Suarez, viti 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *