Faqja zyrtare e Partizanit, vazhdon “pastrimi”

1

Qetësia në “shtëpinë” e kuqe duket ende larg. Pas eliminimit në Kupë ndaj Laçit, sfidë e luajtur dje në orën 14:00, Partizani u akuzua se kishte toleruar në këtë kompeticion, ndërsa reagimet më të mëdha ishin nga ana e tifozëve të skuadrës kryeqytetase. Me qindra komente vërshuan në faqen zyrtare të klubit në “facebook”, por gjithçka fshihej në kohë, duke mos lënë asnjë shenjë nga mërzia dhe irritimi i fansave të kuq. Por duket se e njëjta gjë vazhdon të kryet edhe ditën e sotme, kur pas postimit të fotos zyrtare të skuadrës, komentet kanë qenë të shumta, por në momentin e klikimit mbi to, gjithçka ishte e “pastër”. Nga ana tjetër tifozët vazhdonin të akuzonin klubin për fshirjen e komenteve të tyre dhe për faktin se janë duke u tallur me ekipin dhe mijëra fansa të Partizanit.  Doc1

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.