Fantazisti i Realit me një këmbë jashtë, Totenhem favorit

Dani Sebajos për momentin nuk është i nevojshëm në Madrid. Mesfushori edhe pse shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Evropian të të rinjve nuk e bind Zidanin për ta mbajtur në gjirin e “Los Blancos”. Tre ekipe angleze janë ata që janë konkrete në interesin për yllin spanjoll.
Arsenal, Liverpul dhe Totenhem e duan në skuadër. Jurgen Klop e pëlqen profilin e tij dhe dëshiron ta ketë nën urdhëra. Mungesa e një fantazisti me cilësitë e tij në Liverpul e shton mundësinë e të qenit titullar në “Anfield Road”. Megjithatë, marrëdhëniet e mira mes Realit dhe Totenhemit, i bën londinezët të jenë favoritë për shërbimet e Sebajos.

Real nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga kartoni i lojtarit dhe pretendon një shitje me të drejtën e blerjes me një çmim më të lartë, siç veproi me Moratën kur e shiti te Juventusi pak vite më parë. E sigurtë është se fantazisti do largohet. Ai nuk do udhëtojë me skuadrën në Kanada, por do negociojë largimin me drejtuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *