Fantastike/ Vlen njësoj sa De Ligt, italianët i bëjnë krahasimin e madh Kumbullës

Marash Kumbulla është duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë futbollisti më i mirë në fushës ndaj Milanit, në atë humbje të marrë me rezultatin 0-1.

Pavarësisht se Verona luante me një lojtar më pak, për pjesën më të madhe të ndeshjes, kuqezinjtë ishin të “asfiksuar” në mbrojtjen kundërshtare. Vlerësimet e mëdha nuk mungojnë dhe këtë herë vijnë nga “Optas”.

Kjo e fundit e barazon Kumbullën së bashku me De Ligt, duke i konsideruar si dy qendërmbrojtësit më të mirë në Itali për momentin. Madje në këtë fundjavë do të ketë edhe një ndeshje mes tyre së bashku, pasi Juventusi do të përballet me Veronën. /Sport Ekspres/