Fantastike/ “Ne vdesim për jetën”! Lojtarët në Poloni janë gjenial, me “Counter Strike” mbledhin para për Koronavirusin

Në këtë periudhë pandemie që po kalon gjithë Europa dhe më gjerë, janë bërë shumë organizime dhe mbledhje për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët që ta kalojnë sa më lehtë Koronavirusin. Kështu, me paratë e mbledhura, mund të jepet një ndihmesë më e madhe për të mposhtur COVID-19.

Një ide brilante dhe tërësisht origjinale vjen nga Polonia, me lojtarët e kampionatit vendas. Portieri Wojtek Pawlowski, ka hapur një sfidë me 8 futbollistë të tjerë, për të organizuar një show në lojën Counter Strike. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejtë, ndërsa atje do të promovohet njëkohësisht një mbledhje fondesh dhe do të bëhen oferta njëkohësisht për bluza, me paratë që do të shkojnë në një nga organizatat shëndetsore, që do të luftojë për Koronavirusin.

Kjo ishte iniciativa e Pawlowskit: “Unë jam portieri i Widzewa Lodz. Mbase jam vetëm një futbollist, por si të gjithë ju pyes veten sesi mund të ndihmoj në këtë situatë. Nuk mund të bëj shumë, por dy gjëra i bëj me patjetër. E para që të luaj futboll, por këtë herë nuk mundemi, pasi topi është ndalur. E dyta është Counter Strike. Kjo ka avantazhin që bëhet nga shtëpia. Prandaj kam ftuar edhe futbollistë të tjerë të njohur dhe do të organizojmë një lojë show e cila do të ndihmojë në mbledhjen e të ardhurave dhe do të transmetohet direkt. Në këto periudha të vështira, le t’ia lehtësojmë punën mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që kujdesen, ndërsa ne vetëm mund të vdesim virutalisht”.

Gjithashtu bashkë me të i janë bashkuar edhe Mateusz Klich, Bartosz Kapustka, Karol Linetta, Dawid Kownacki, Krystian Bielik, ?ukasz Zwoli?ski, Jakub Piotrowski, Damian Matras dhe Pawe? Bochniewicz. /Sport Ekspres/