Fanellat e reja, Flamurtari ndryshon fytyrë

Për momentin nuk është zyrtarizuar asgjë nga klubi, por në faqen “F.C.Flamurtari” në Facebook janë publikuar fanellat e reja të Flamurtarit për sezonin e ardhshëm.

Ndryshim total nga e kaluara, kompania KAPPA ka marrë përsipër dizenjimin e një fanelle mjaft interesante, ku mbizotëron e zeza për ndeshjet shtëpiake dhe e kuqja për ndeshjen jashtë fushe.

Ndërkaq, bie në sy se fanellat e reja kanë të stampuar logon e re të Flamurtarit, që nuk u përdor sezonin e shkuar, edhe pse u konsiderua si zyrtare nga klubi kuqezi.

Mbetet për t’u parë kur do t’i zyrtarizojë klubi gjithë këto ndryshime, që me siguri do të ngjallin sërish diskutime.

FANELLAT PËR NDESHJET SHTËPIAKE

FANELLAT NË TRANSFERTË

KOSTUMI I SKUADRËS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *