Fanella e Ralit nuk është për të gjithë, Capello për mbrojtësin portugez: I mbushte me m** kur hynte në fushë

0

Fabio Capello është një nga emrat më të njohur të futbollit italian, por edhe atij botëror. Tekniku italian është një nga më të suksesshmit, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar klube të njohura si Milani, Juventusi, Roma apo edhe Realin e Madridit. Capello është rikthyer edhe njëherë pas në kohë për të kujtuar periudhën kur ka qenë në stolin e galaktikëve.

Italiani është shprehur se në atë kohë në ekipin e “los blancos” luante edhe mbrojtësi portugez, Secretario. Për këtë të fundit tregon se nuk mbante dot peshën e fanellës së Realit, madje shprehet se i mbushte të mbathurat e tij kur hyri në fushë me galaktikët.

“Në atë kohë kemi pasur një mbrojtës nga Portugalia, që quhej Secretario. Më falni për fjalorin, por kur hynte në fushë me fanellën e Real Madridit i mbushte të mbathurat me m**. Nuk luante dot. Me Realin ishte një katastrofë, ndërsa në stërvitje me Kombëtaren e Portugalisë nuk shfaqte probleme”, ka deklaruar Capello./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.