Fanella bambuje dhe skema e zebrave, njihuni me klubin… vegjetarian!

0

Forest Grin nuk është një klub i njohur, por ata janë shumë special. Ekipi anglez që garon në Ligën e dytë të futbollit anglez (divizioni katërt) është pjesë e konventës mbi ndryshimet klimatike dhe e cilësojnë veten si një klub vegjetarian.

Sezoni i fundit ishte shumë i mirë. Ekipi për pak nuk u ngjit një kategori më lart, ndërsa i ka befasuar të gjithë me prezantimin e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm.

Uniformat janë bërë me bambu, që është edhe bima me rritjen më të shpejtë në botë, dhe përmban vija në formë zebre, me qëllim hutimin e kundërshtarit. Presidentit Mark Kuper i lindi kjo ide, ndërsa po shihte një dokumentar për kafshët në Afrikë, raporton “The Sun”.

Vijëzimi format “Zebra” e bën më të vështirë për kundërshtarët përqendrimin gjatë vrapimit. Kjo taktikë është përdorur dhe gjatë luftës së dytë Botërore. Anijet lyheshin me vija format “Zebra” me qëllim për t’ia bërë sa më të vështirë shënjestrimin nga artileritë e anijeve armike”, përfundoi presidenti i klubit special.

Ne po shpresojmë që kundërshtarët tanë të hutohen kur luajnë kundër nesh. Diçka e tillë do të na jepte një avantazh të madh. Ne kemi ndryshuar stilin e jetës prej ndryshimit të kushteve klimaterike. Të njëjtën gjë shpresojmë edhe në futboll, aty ku duhet të bëjmë ndryshime të rëndësishme”, përfundoi presidenti i klubit special.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.