Fanatics paralajmërojnë: Plan hienash, po lëvizet çdo gur kundër Tiranës!

Tirana, edhe pse është një nga ekipet që ka grumbulluar më shumë pikë fazën e tretë, sërish sheh hije. Të paktën drejtuesit e klubit, pasi trajneri Ardian Mema e tha hapur të martën në konferencë: “Vetëm në dy ndeshje kam pretendimet e mia për gjykimin. Nuk besoj se ndodh të vihen kundër Tiranës. Edhe për gjykimin me Laçin, më shumë u mora me ekipin tim. Shtesa është ajo që na habiti”, tha mes të tjerash Mema.

Gjithsesi në kampin bardhblu, edhe pas një ndeshjeje ku mund të ishin dhënë dy penallti kundër Tiranës, sërish shohin armiq. Janë Tirona Fanatics ata që lëshojnë kushtrimin dhe bëhen gati të mbështesin ekipin e tyre në transfertë me Flamurtarin. Pyetja është, po vlonjatët kush ka interes t’i ndihmojë në disfavor të Tiranës? Gjithsesi të mbetemi te Fanatics.

THIRRJA E ULTRASVE BARDHEBLU – Për ne nuk ka më dyshime se të gjithë, sot, punojnë kundër Tironës e në kurriz të saj, ama Tirona nuk është vetëm, Tirona na ka ne! TË SHTUNËN NE ORËN 18:45, në Vlonë luajmë një ndeshje tejet të rëndësishme pothuajse jetësore për kampionatin…

Ashtu siç na ka mësuar fakti dhe historia, edhe këtë ndeshje presioni ndaj Tironës do të jetë i madh, për të bërë çdo gjë që është e mundur, për të lëvizur çdo gur që mund të lëvizet që Tirona të lej pikë, edhe plani i hienave kundër saj të përmbushet.

Ne duhet të jemi aty, bashkë, masivisht, për të marrë fitoren e për të ndihmuar ekipin dhe gjithashtu për t’u bërë pengesa e këtyre dallavere që edhe këtë sezon duan t’ia bëjnë Tironës… Kësaj here jo, me çdo çmim! #TironaNukOshtMallPaZOT

TË GJITHË BASHKË DREJT VLORËS. TË SHTUNËN PËR TIRONËN, KUNDËR TË GJITHËVE! TIRONA KA NEVOJË PËR NE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *