Fanatics kthehet në stadium: Për ngjyrat bardheblu, jo për presidencën!

0

Më në fund, duket se Tirana do të ketë në mbështetje tifozët, që i duhen aq shumë. Pas një bojkoti disamujor, grupimi i njohur Tirona Fanatics ka lajmëruar kthimin në stadium. Jo për presidencën, që për Fanatics mbetet armike, por për skuadrën dhe ngjyrat bardheblu.

NJOFTIMI NË FAQEN E VET NË FACEBOOK

“Afër Tironës, Larg Pazareve.

Tirona Fanatics i bën me dije të gjithë anëtarëve të saj që së shpejti do të rikthehemi në stadium. Nuk do rikthehemi për tu bërë palë me ata që klubin më të madh të futbollit shqiptar e përdorin për pazare dhe përfitime personale por përkundrazi.

Rikthehemi për të mbrojtur ngjyrat që ne i konsiderojmë të shtrenjta.

Në rrugëtimin tonë më të errët, ne do të jemi akoma më te bashkuar.

Tirona Fanatics ka vendosur që lufta jonë ndaj një presidence TË DËSHTUAR, të zhvillohet paralelisht me ndjekjen e Tironës dhe ngjyrave të saj pavarësisht ku luan ajo.

Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë të përkrahim emrin duke mposhtur ‘personazhet’.

Emri TIRONË është mbi cdo interes dhe mbi çdo individ.

Për detajet e organizimit te radhës do të ketë një lajmërim tjetër.

Afër TIRONËS Larg Pazareve!

MË TË FORTË SE KURRË, TIRONA FANATICS, KRENARIA E KRYEQYTETIT!”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here