Familja Zidan në zi, tragjedi për trajnerin e Realit

Zinedin Zidan u largua një ditë më parë nga kampingu stërvitor i spanjollëve në Kanada dhe shkak është një fatkeqësi familjare që i ka ndodhur teknikut francez. Vëllai tij, Fahrid Zidan, është ndarë nga jeta.

Sa i takon shkakut të vdekjes, thuhet se Fahrid, 54 vjeç, vuante nga një sëmundje e rëndë. Një fatkeqësi familjare për Zidan, që është konfirmuar ditën e sotme nga klubi spanjoll.

Futbollistët e Realit kanë mbajtur një minutë heshtje para nisjes së stërvitjes dhe gjithçka është parë në Real Madrid TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *