Familja, Topi i Artë, Guardiola e Nejmar, Mesi e mbyll vitin me rrëfim special

Lionel Mesi mund të dalë edhe i 35-ti në renditjen e Topit të Artë, por gjithkush e kupton se bëhet fjalë për një lojtar të një klasi superior, nga ata që do meritonin nderim çdo muaj. Barcelona është në krye të La Ligas dhe meritë të madhe ka edhe ylli argjentinas, i cili në një intervistë për Marca ka folur për gjithçka, nga familja e tij, deri te akademia dhe Dembele.

Këpuca e Artë: “Një çmim i bukur, për skuadrën, ashtu si çmimi Zamora për portierin më të mirë. Është një vlerësim për ekipin, ndaj jam i lumtur që e kam fituar sërish”.

Champions: “Kam 5 Këpucë të Arta, 5 Topa të Artë, do ishte bukur nëse fitoja edhe Champions numër 5. Është një trofe special”.

Futbolli dhe familja: “Sapo u bëra baba, prioriteti ka qenë gjithnjë familja. E dashuroj futbollin dhe jetoj për të, por familja vjen mbi gjithçka. A mjaftojnë 3 fëmijë? Do donim edhe një vajzë, por është ende shumë herët”.

Video thumbnail

Dy çunat e tij më të rritur, Mateo e Thiago në Camp Nou: “E pëlqejnë shumë futbollin. Tiago kupton më shumë, sepse është më i rritur dhe diskutojmë për gjithçka në lidhje me futbollin. Është shumë kërkues, që tani ka nisur të më kritikojë, të më tregojë gjërat që nuk i pëlqejnë”.

Kur Barça humbet: “Më përpara nuk flisja nga nervat, por tani kam ndryshuar. Tiago nuk më lë të hesht, më pyet për gjithçka dhe pse nuk fituam. Flas shumë më tepër tani”.

Ter Stegen dhe Gjermania: “U befasova kur pashë që Ter Stegen nuk ishte titullar në Kupën e Botës, sepse vinte nga një sezon madhështor, por është çështje që nuk më përket”.

Guardiola: “Është e vështirë, e di, por do doja të punoja sërish me të. Është një ndër trajnerët më të mirë në botë”.

Image result for messi Guardiola

Ndryshimi mes penalltive dhe faulleve për Mesin: “Nëse ke barrikadë dhe distancë, është një lloj tjetër goditjeje dhe nuk ke përsipër presionin e detyrimit për të shënuar. Te penalltia ke shumë për të humbur dhe portieri është më i qetë, nuk i kërkon askush të presë me çdo kusht gjuajtjen”.

Golat e shumtë të pësuar nga Barça: “Këtë vit po luajmë me 4-3-3 sërish, vitin e shkuar luanim me dy linja me nga 4 lojtarë dhe linim pak hapësira, por ishte më e vështirë për të krijuar raste për shënim. Tani kemi më shumë zotërim topi dhe luajmë më mirë, por jemi më të zbuluar në mbrojtje.

Bacelona dhe të rinjtë e rritur në shtëpi: “Është diskutim i ndërlikuar, nuk e di a është e mundur që Barça të luajë me 11 lojtarë të rritur në Barcelonë, në Cantera. Do duhet kohë, ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen. Shpesh duhet durim, të rinjtë tani marrin shumë oferta dhe duan të luajnë, nuk presin dot gjatë derisa të kalojnë në ekipin e parë.

Vendi i pestë për Topin e Artë: “Për të qenë i sinqertë, nuk i kushtoj shumë rëndësi Topit të Artë, edhe pse është një çmim i madh. E dija që këtë sezon nuk kisha shanse ta fitoja dhe nuk u befasova.

Dembele: “Në fushë është fenomen, varet gjithçka prej tij, i ka të gjitha mundësitë të bëjë ç’të dojë. Mund të bëhet ndër më të mirët në botë, por është i ri dhe po përshtatet me klubin dhe qytetin. Duhet lënë i qetë, ai i ka kuptuar gabimet e tij dhe i ka korrigjuar, ne do ta ndihmojmë të përqendrohet te futbolli”.

Reali pa Ronaldon: “Në fillim të sezonit thashë që Reali është klub shumë i madh, me shumë lojtarë të mëdhenj, por çdo klub do e ndjente mungesën e Ronaldos. Ai shënon shumë gola dhe të krijon shumë raste për shënim, ndaj nuk habitem nga vuajtjet e Realit. Rivaliteti me Ronaldon ishte shumë i shëndetshëm dhe shumë i bukur për tifozët”.

Nejmar: “Jemi miq, kemi pasur eksperienca të bukura së bashku, do ishim të lumtur nëse do kthehej. Megjithatë, është e ndërlikuar, PSG nuk e lëshon aq lehtë”.

Video thumbnail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *