Familja Shumaker blen vilën luksoze të Florentino Perezit

0

Bashkëshortja e Mikael Shumaker, Korina, ka blerë për 30 milionë euro një vilë në Majorka, që i për kishte Florentino Perezit, raporton gjermania Bild.

Presidenti i Realit e kishte nxjerrë në shitje vilën vitin e shkuar, pasi nuk e përdorte më, që kur i vdiq bashkëshortja, në vitin 2012.

Vila është në një pronë prej 15.000 metrash katrorë, e rrethuar nga pishina dhe lulishte. Korina do të kalojë aty pushimet verore me familjen, por nuk do të shpërngulet nga rezidenca në Zvicër, aty ku qëndron Mikael Shumaker, nën vëzhgimin i mjekëve, pas aksidentit të tmerrshëm të vitit 2013, kur po bënte ski.

Piloti legjendar i Formula 1 mbeti 6 muaj në koma dhe më pas mbeti një gjendje vegjetative, për shkak të traumës së fortë në kafkë. Që atëherë Korina dhe ish-menaxherja e tij Sabine Kem kanë ndërtuar një “barrikadë”, duke evituar çdo kontakt me mediat dhe duke administruar vetë rrjetet sociale të Shumit. Kohë më parë u tha se shpenzimet për aparaturat, kurat dhe përkujdesjen konstante të mjekëve për Shumakerin po e çonin në falimentim familjen e tij, por ka qenë vetëm një spekulim mediatik, duke parë që Korina ka blerë supervilën në Majorka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.