
Inter Turku-Marienham, ndeshja e kampionatit finlandez, u nda në barazim fundjavën që sapo u mbyll, teksa ka rënë në sy fakti se shënuesi dhe heroi i pikës së arritur nga vendasit është kosovari Njazi Kuqi, ndërsa në stol drejtonte Shefki Kuqi, ish-futbollist i njohur që tashmë punon për klubin Inter Turku në rolin e trajnerit. Praktikisht, ka festuar një familje, teksa vëllai më i vogël ka gëzuar të madhin.