Falkao: Do të rilind tek Çelsi

0

Sulmuesi i Çelsit, Radamel Falkao është shprehur i bindur se pas dështimit tek Mançester Junajtid do të të arrijë të shpërthejë tek Çelsi. Sipas Falkaos stili i lojës s aplikuar nga trajneri Zhoze Murinjo i përshtatet më shumë nga stoli i lojës së aplikuar nga Luis van Gal tek Mançester Junajtid. Kujtojmë se “Blutë” huazuan kolumbianin nga Monako gjatë verës, ku ai që vendosi veton ishte trajneri Murinjo që i besoi kapitenit të Kolumbisë. “Mendoj se ky grup i lojtarëve kanë qenë bashkë që një kohë të gjatë dhe e dinë se cilin stil e luajnë më së miri. Jam i bindur se mënyra që këta lojtarë e dërgojnë topin në zonën e rrezikshme do të më angazhojë më shumë në punën time, që është shënimi i golave së bashku me sulmuesit tjerë në klub”, ka deklaruar Falkao për “London Evening Standard”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.