“Falje? Libri është aty, nuk ka kthim”, Melos nuk i zbret inati dhe thumbon Kielinin: Të merrte shembullin e Zanetit, nuk shiste librin ndryshe

Xhorxho Kielini ka hapur debate të mëdha me librin e tij autobiografik, duke krijuar edhe “armiq“ jashtë fushe. Baloteli dhe Felipe Melo ishin dy lojtarët që u befasuan me deklaratat e mbrojtësit të Juventusit dhe reaguan hapur në lidhje me këtë çështje. Por nëse me Balotelin u arrit një paqe, me mesfushorin brazilian duket e vështirë. Felipe Melos nuk i ka zbritur ende inati me fjalët e ish-shokut të skuadrës, ndërsa ka folur sërish për mendimet e hedhura në libër të Kielinit.

Lojtari brazilian është shprehur se tani nuk ka vlerë kërkimi i faljes, pasi libri ka dalë në treg dhe veprimet nuk kthehen mbrapsht. Ndërkohë nuk ngurron ta thumbojë me një nga legjendat e skuadrës që mbrojtësi bardhezi “urren” më tepër, Havier Zanetin e Interit. Edhe argjentinasi ka shkruar autobiografinë e tij, por në ndryshim nga Kielini nuk e ka prekur aspak Juventusin. Një shembull ky sipas Melos që duhej të ndiqej edhe nga mbrojtësi i “Zonjës së vjetër”.

“”Ky djali këtu ka një problem me mua sepse i dhashë një goditje me kokë kundër Sienës, pasi që nga ajo kohë ne nuk kemi biseduar më, atëherë ai i bëri këtë libër, nuk kam pse të përgjigjem. A ju thatë se keni bërë një gabim te Balotelli? Libri është atje, nuk ka kthim prapa. Nuk ka nevojë t’i kërkojë falje askujt, njeriu bën atë që duhet të bëjë, atëherë ai merr përgjegjësinë për atë që ka bërë. Faljet nuk janë të nevojshme, ai tha ato gjëra sepse i mendoi mirë.

Pa këtë polemikë ai nuk do ta shiste librin: ai duhet të marrë shembull nga Zanetti, i cili shkroi librin e tij pa folur për Juventusin ose diçka të tillë. Pas kësaj, më shumë se 30 mijë njerëz filluan të më ndiqnin mua në Instagram”, është shprehur Felipe Melo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *