Falin, por nuk harrojnë! Disiplina e Manajt dhe e lënë jashtë autobuzit te Albacete

Një problem displine i ka kushtuar shumë sulmuesit të Shqipërisë, Rei Manajt. Madje po vazhdon t’i kushtojë te Albacete, pasi kishte kërkuar vendin e titullarit me ngulm te ekipi, duke përmendur golin me finte që bëri në ndeshjen e fundit të Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit të skuadrës e kanë lënë jashtë, ndërsa Manaj u rikthye sërish në stërvitje me klubin. Gjithçka dukej e qetësuar dhe se problemet kishin marrë fund. Por me raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, nuk rezulton kështu.

Klubi i Albacetes është nisur dhe ka udhëtuar për t’u ndeshur ndaj Numancias, në transfertën që zhvillohet sot në mbrëmje. E gjithë skuadra ka hipur në autobus, ndërsa Manaj ishte i vetmi që u nda nga pjesa tjetër dhe hipi në makinën e tij private. Një shenjë kjo që tregon se në drejtuesit e klubit të spanjoll ende nuk e kanë fshirë nga kujtesa atë që ndodhi dhe futbollisti i Kombëtares nuk do të luajë në ndeshjen e sotme. /Sport Ekspres/