Fali Ramadani fluturon për në Mynih, Bajerni kërkon yllin kroat

Një ndër agjentët me të fuqishëm në botën e futbollit, Fali Ramadani, tashmë mund të realizojë një tjetër transferim të bujshëm.

Sot shqiptari nga Maqedonia ka fluturuar për në Mynih, raporton SportItalia, pasi ka marrë një telefonatë urgjente.

Bajerni kërkon të nisë bisedimet për blerjen e sulmuesit kroat Ante Rebiç, ndaj së pari duhet të gjejë marrëveshjen me agjentin e tij.

Rebiç shkëlqeu tek Aintrahti i Frankfurtit sezonin e shkuar, aty ku drejtonte Niko Kovaç, i cili tashmë e do tek Bajerni.

Bavarezët janë bindur natyrisht pas Botërorit të Rebiçit, sepse sulmuesi anësor ishte një ndër zbulimet e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *